E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën me 10 kilogramë kanabis, arrestohen dy gjirokastritët

Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në në mjetin me të cilnin po lëviznin u kapën me 10 kilogramë kanabis.

 

Ngjarja u regjistrua në fshatin Mursi, në Konispol, ku uniformat blu të Sarandës pas informacioneve të marra nga qytetarët organizuan punën duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit L.K., 53 vjeç dhe J.Sh., 31 vjeç të dy banues në Gjirokastër.

 

Dy të arrestuarrit akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë