E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, në pranga 3 të rinj

Policia ka arrestuar tre persona, pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga përfundoi D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz. Në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, ata po transportonin me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 22-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, 35-vjeçari nga Tirana, E. B., u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” 4 emigrantë të paligjshëm. Ai iu kishte premtuar 100 euro për kalim drejt vendeve të BE-së.

Më shumë video

Reklamë