E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, pranga 3 trafikantëve në Pogradec

Tre persona janë arrestuar në Pogradec, në përpjekje për të kaluar ilegalisht 14 emigrantë kundrejt një shume prej 100 euro secili.

Në pranga përfunduan dy të rinj me iniciale O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq.

Reklamë

Ata u arrestuan në vendin e quajtur “Lumi i Vërdovës” në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip “Suzuki” dhe “Benz” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, u arrestua dhe 27-vjeçari me iniciale E. G., 27 vjeç, banues në Krujë. Në mjetin e tij tip “Mitsubishi” po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranës.

Më shumë video

Reklamë