Vladimir Gjuta rrezikon të bëjë pesë vite burg. Një dënim të tillë e ka kërkuar Prokuroria e Tiranës këtë të hënë.

 

Në përfundim të gjykimit, ndaj Gjutës u ngritën akuzat e “Mbajtja e pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendimi, u caktua në 27 janar.

 

Vladimir Gjuta u prangos më 10 shkurt pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe një pistoletë me fishekë në gojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *