Subscribe

Gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg” për shtetasin Vladimir Gjuta.

Ai u arrestua pak ditë më parë afër selisë së PS në Tiranë, teksa mbante pa leje armë pa leje dhe një shumë të madhe parash.

Gjuta u pikas nga forcat e gardës që ishin në selinë e PS pasi aty ndodhej në një takim kryeministri Rama.

Vladimir Gjuta u justifikua me faktin se ai mbante me arnë me vete pasi duhet të bëntë këmbimin e një shume parash.

Ai u kap me pistoletë të mbushur dhe një karikator me 22 fishekë.

Gjuta është person me precedente të mëparshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *