Pas disa muajsh vëzhgim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, u arrestua në flagrancë 42-vjeçari Vilson Shima, i dyshuar për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, Shima kishte siguruar kanabisin në zonën e Baldushk dhe kishte planifikuar ta shiste pranë zonës së njohur si “Kafja e Rremës”. 42-vjeçari nuk figuron me precedentë të mëparshëm kriminalë. Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e blerësve dhe të mundshëm bashkëpunëtorë.
Shima ka tentuar të shmanget nga policia duke devijuar rrugën, por u kap gjatë kontrollit, ku iu gjetën dhe sekuestruan 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciatorë dhe municion luftarak. Ai është vënë në pranga dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





