E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap me doza kokaine, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

Një 20-vjeçar është arrestuar këtë të enjte nga policia në Velipojë.

Ai u kap në flagrancë me doza kokaine dhe duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet që dyshohet se e përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar dozat e lëndëve narkotike dhe motomjeti i 20-vjeçarit.

“Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Velipojë.   

Reklamë

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë