Ka dalë këtë të shtunë përpara togave të zeza 14-vjeçari, të cilit policia i gjeti një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.
Gjykata e Vlorës ka vendosur që të miturit t’i ndryshojë masën nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje.
Avokatja mbrojtëse e 14-vjeçarit, sqaroi se trupi gjykues ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të miturit.





