E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

U kap me 25 kg kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar të cilit gjatë kntrollit të ushtruar iu gjetën 25 kilogramë kokainë.

Mediat italiane bëjnë me dijes e karabinierët e Quattro Castella zbuluan drogën gjatë një kontrolli në qershor të vitit të kaluar, pas një hetimi të gjerë të zhvilluar nga njësia e Scandiano-s kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, shqiptari kishte një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e kokainës në zonën e Reggio Emilias.

Reklamë

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti pesë çanta të mbushura me pako plastike transparente me kokainë, që peshonin mbi 25 kilogramë. Në kuzhinë u sekuestrua e gjithë pajisja për ndarjen dhe paketimin e dozave: 35 qese plastike për vakum, një rul celofani, një rul plastike dhe dy peshore precize elektronike.

Në një komodinë, hetuesit gjetën edhe 22 mijë euro cash të ndara në pako të ndryshme, si dhe dy telefona celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë