E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.

Si rezultat i operacionit “Akulli” u arrestua shtetasi P. V., 30 vjeç, banues në Kukës.

I riu u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.

Artma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti u sekuestruan./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë