E hënë, 16 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap duke vjedhur 1 automjet, në pranga 56-vjeçari në Elbasan

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet në lagjen “Beqir Dardha”

Sipas njoftimit zyrtar, është sekuestruar sendi metalik i përdorur për të hapur derën e automjetit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Reklamë

Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë