Subscribe

Pamela Mërtiri, 34-vjeçarja që u hodh bashkë me djalin e saj 1 vjeç nga kati i pestë i një pallati në Vlorë, jetonte në Tiranë, por ndodhej prej disa ditësh te prindërit e saj në qytetin bregdetar. Fatkeqësisht, ata ndërruan jetë në spitalin e qytetit.

 

Sipas një banoreje të pallatit ku ndodhi ngjarja, Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste.

 

“Nuk e njohim. Të atin e njohim, edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *