Subscribe

Prej afro një jave banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ndërprerjes së rrjetit të ujësjellësit, pasi nga analizat rezultoi i infektuar.

 

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë ka kërkuar ndërprerjen e furnizimit nga rrjeti, deri sa të zgjidhet problemi. Ndërkohë, banorët i janë rikthyer konsumimit të ujit të puseve dhe burimeve natyrale, ndonëse as me këto nuk ndjehen të sigurt.

 

Situata të zgjidhet sa më parë dhe të vendosen roje pranë depove të ujësjellësit në mënyrë që të mos përsëritet më i njëjti problem.

 

Dhjetëra banorë të Gjoricës përfunduan fundjavën e kaluar në spitale, për shkak të konsumimit të ujit të pijshëm.

 

Për këtë prokuroria ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht shtetasin Kadri Muça, i cili dyshohet se ka montuar një tub, veprim i cili solli përzierjen e ujërave të zeza me rrjetin e ujit të pijshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *