Pasi ra pre e një sulmi kibernetik, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe i dërgoi për gjykim tre pandehur.
Ata janë vënë nën akuzë për “Hyrja të paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” si grup kriminal.
Lexo edhe :
Related Posts
Fjala është për ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut Vlorë, Zambak Gjonaj.
SPAK: I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shperndajnë ato më pas tek persona të tretë. Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan në një kohë të shpejtë (brenda 24 orësh) dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore.
Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars, ndërsa ngjarja u zbulua disa ditë më vonë.
Më pas në prill Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme në adresat e email-eve të tre hetuesve.
Njoftimi theksonte se megjithë tentativën nga sulmi nuk u depërtua në serverin e brendshëm të prokurorisë.
Por, disa shkresa janë shpërndarë për persona të tretë, duke përfshirë këtu edhe njerëz të medias.







