Subscribe

Erion Isai kandidat i PS për bashkinë Kolonjë reagoi për mediat në lidhje me ngjarjen ne fshatin Qafëzez ku u godit nga një përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

 

Isai tha se nuk ishte ne këtë fshat për të blerë vota por sepse e kishte ftuar e zonja e lokalit për të pirë një kafe.

 

Me vjen keq qe te flas për diçka të tillë por siç thotë populli kur gjarprit i vjen ngordhja del në rrugë.  Më vjen turp që situate u duk sikur po xhirohej filmi Kanan Tafili.  Me kishte e ftuar e zonja e lokalit ne Qafzezë për të pirë një kafe dhe ndenja shumë pak aty.  Më vjen keq për incidentin e ndodhur dhe se kur te kerkohet ne google Kolonja do dalë dhe kjo histori e shëmtuar.  Nuk dua te viktimizohem. 

 

Kandidati socialist e konsideroi të turpshme ngjarjen, por sipas tij kjo ngjarje tregon panic.

 

Ngjarja eshte e turpshme sepse fushata ka qene qytetare.  Nervoziteti tregon panik.  Ngjarja e ndoshur ne mes te rruges dhe personi qe me goditi eshte anetar i KZAZ nga “Bashkë Fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *