E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U gjetën të vdekura në banesë, nga se ndërruan jetë nënë dhe bijë? Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës mbrëmjen e së enjtes, ku nënë dhe bijë janë gjetur të vdekura në banesë.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë gjetur të pajeta nënë dhe bijë pasi kanë hapur derën me forcë.

Nga informacionet e para bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë