Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi u gjetën me armë e drogë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke ndjekur metoda speciale të hetimit.

 

Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e të premtes është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi” nga ku u arrestuan në flagrancë në një lokal shtetasit me inicialet P.K, 46 vjeç, dhe E.H., 37 vjeç banues të dy në Çorovodë.

 

Gjatë kontrolli fizik, shtetasit P.K., iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

 

Kurse shtetasit E.H., iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

 

Sakaq, policia bën me dije se ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për pronarin e lokalit shtetasin L.S., 44 vjeç me akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *