E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U gjet pa shenja jete në rrugë/ Detaje nga vdekja e 21-vjeçarit në Peqin

Dalin detaje nga vdekja e 21-vjeçarit Renato Nebiu, i cili u gjet i pajetë në rrugë këtë të mërkurë në fshatin Karinë të Peqinit.

Dyshohet se i riu kishte humbur jetën nga mbidoza. Mjeku i spitalit Rajonal të Durrësit identifikoi sasi fotoksinë në trupin e tij. Mirëpo, disa dëshmitarë deklaruan se ai kishte rënë nga lartësia.

Reklamë

Nebiu u gjet nga një kalimtar i rastit dhe më pas është transportuar me ambulancë në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

21-vjeçarit pritet që t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë