Subscribe

Altin Alikaj, 46-vjeçari që u gjet sot i pajetë në banesën e tij në Vlorë, ishte shpallur i zhdukur prej 8 ditësh.

 

Ka qenë nëna e tij, e cila e gjeti pa shenje brenda shtëpisë së tij, e cila ndodhej pak metra larg shtëpisë së prindërve.

 

Familjarët kanë ngritur dyshime që Altini mund të jetë vrarë, pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

 

46-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa nuk e përshkruanin si një person problematik në lagje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *