U gjet i pajetë në banesën e tij, vlonjati u qëllua me armë zjarri, autorët i zhdukën celularin

Policia ka dhënë njoftim zyrtarë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Vlorë, ku një 46-vjeçar u gjet i pajetë pas 8 ditësh që ishte shpallur i humbur.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës, Altin Alikaj, janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.
Pistat kryesore që po hetohen janë borxhet dhe konfliktet e mundshme mbi lëndët narkotike.
Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri në shpatullën e majtë, e ndërsa ka një frakturë në kokë.
Para disa kohësh, Alikaj ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve i është mbajtur pasaporta, duke u kthyer ilegalisht në Shqipëri. Pas vrasjes, Alikajt i është marrë edhe celulari.




