E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U fut pa leje në urgjencë për të parë familjarin e tij, gjobitet me 5 mln lekë qytetari

 

Një qytetar është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, pasi u fut pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti 8 drejtues mjetesh, sepse kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Reklamë

 

Në të gjithë vendin, 157 shtetas janë gjobitur me 10 mijë lekë, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Po ashtu, janë ndëshkuar me gjobë edhe administratorët e 7 njësive tregtare, të cilët nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

 

Duke filluar nga kjo e hënë, këmbësorët nuk do të lejohen të dalin për shëtitje, aktivitete sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Këta të fundit të pajisen me kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës.

 

Ndërkohë, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin 55155, për t’u pajisur me autorizim, në mënyrë që të dalin e të bëjnë pazar në qendrat urbane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë