Një shtetas portugez është zhdukur në zonën pranë lagunës së Butrintit, në vendin e njohur si “Buka e Vivarit”, në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar, 57-vjeçari, i cili ndodhej me disa miq, ka hyrë në det për të notuar dhe nuk është parë më që nga ai moment.
Lexo edhe :
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në bashkëpunim me patrullat nga toka, kanë nisur kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për lokalizimin e shtetasit portugez.
“Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.
Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv






