Kenan Imirzalioglu ka fituar gjyqin kundër paparacëve për fotot e tij gjatë pushimeve në një jaht luksoz.
E cilësuar si një çështje pa dëme materiale, por si shkelje e të drejtës personale për privatësi, gjykata ka deklaruar se nuk ekziston asnjë e drejtë e fotografëve apo mediave për të fotografuar momente nga jeta private e personazheve publikë pa lejen e tyre.
Sipas gazetës ‘Sabah’, Kenan është fotografuar në 2014-ën krah të ish-të dashurës së tij teksa pushonin në një jaht luksoz.
Fotografitë e publikuara nga ai moment u bënë arsyeja që çështja shkoi drejt gjykatës. Ky gjyq ka hapur shumë diskutime në Turqi për lirinë e medias./ Tring