Një djalë 5-vjeçar, i cili u evakuua nga aeroporti në Kabul, ka humbur jetën në Poloni pasi konsumoi disa kërpudha helmuese.

 

Familja e 5-vjeçarit mblodhi dhe hëngri kërpudha, të cilat janë ndër më helmueset në botë, në një pyll jo shumë larg qendrës së refugjatëve Podkova Lesna, pranë Varshavës.

 

Vëllai i tij gjashtë vjeçar gjithashtu po lufton për jetën, pasi hëngri të njëjtat kërpudha.

 

Sakaq, motra e tyre fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *