Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilla nderojnë uniformën

24 Tetor 18:14

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan-Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në fjalën e tij Proda ka vlerësuar aktin e punonjësit të policisë, duke theksuar se veprime të tilla nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit.

Fjala e plotë e Ilir Prodës:

Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.

Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.

Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.

Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”

Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.

Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
policia proda Uniforma Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.