PISA-Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Ben Arshiaj në oborrin e shtëpisë së tij në Itali, mbrëmjen e 6 tetorit.
Sipas mediave italiane, një kamera në zonë ka fiksuar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët. Të dy janë të maskuar me helmeta.
Lexo edhe :
Related Posts
Hetimet
Gjithçka mbetet pezull. Ekzekutimi ndodhi teksa Arshiaj do të dilte nga furgoni për të hyrë në shtëpinë ku e prisnin bashkëshortja Ina dhe dy fëmijët e vegjël.
Pistat ku po heton policia është përfshirja në trafikun e drogës, prostitucioni dhe Kanuni, pasi policia po heton edhe sherret që 37-vjeçari mund të ketë pasur në Shqipëri.
Policia po heton të shkuarën e atyre që kanë qenë pranë 37-vjeçarit. Gjithashtu hetuesit kanë gjetur një skuter në tokë në zonën industriale të Ospedaletto, një zonë që kufizohet me zonën e Oratoio.
Dyshohet se pikërisht ky ka qenë mjeti me të cilin personi që ka tërhequr këmbëzën e armës dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar nga vendi i krimit./vizionplus.tv