Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi...

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg...

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e Gjermanisë ka...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku...

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri...

U ekzekutua në oborrin e banesës, saga e atentateve ndaj Gentjan Bejtjas, autorët përdorën 4 kallashnikovë

16 Mars 08:51

Fushë Kruja u trendit të premten nga ekzekutimi i  Gentjan Bejtjas me breshëri kallashnikovi në magazinën pranë banesës së tij në fshatin Larushk.

Pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Hasan, ku brenda mjetit u gjendën edhe katër kallashnikovë. Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë edhe bashkëshortja e Bejtjas.

Lexo edhe :

Related Posts

Bejtja u qëllua me kallashnikov në magazinën pranë shtëpisë, në banesë ndodhej edhe bashkëshortja
E ekzekutuan me breshëri kallashnikovi, Gentjan Bejtja tentoi t'u shpëtonte të shtënave, ish-polici i pa autorët
Ekzekutimi në banesë i Gentjan Bejtjas, shoqërohet në polici Valter Bami
Njëri i priste në makinë, tre të tjerë kryen vrasjen, si u ekzekutua Gentjan Bejtja, autorët e gjetën derën e hapur
Vrasja e e Gentjan Bejtjas, policia kontrolle gjatë natës, shoqërohen disa persona
Gentjan Bejtja, i ekzekutuar sot dhe Ramazan Sino, i vrarë në korrik 2023
Vritet ish-polici Gentian Bejtja, u ekzekutua në banesë, vitin e kaluar i vranë kunatin e i plagosën fëmijët

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka folur edhe shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi. A ka treguar detaje nga atentati ku u ekzekutua ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, -pohoi shefi i komisariatit.

Ndërkohë, Policia e Krujës ka shoqëruar sërish në komisariat Valter Bamin, për t’u marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e mbrëmjes së djeshme në banesën e tij në Larushk të Gentjan Bejtjas.

Valter Bami ishte një nga të arrestuari  për ngjarjen e  4 korrikut të viti të shkuar pas atentatit që ju bë Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe mbetën të plagosur dy fëmijët e vegjël.

Saga e atentateve:

Kujtojmë që më 4 korrik 2023, Bejtja i shpëtoi plumbave, por kunati i tij, vëllai i gruas. Ramazan Sino humbi jetën. Ndërsa dy fëmijët e Bejtjas, 13 dhe 8 vjeç mbetën të plagosur.

Prej 4 korrikut të viti të kaluar ku ndaj tij u bë një tjetër atentat, ai kërkohej të merrej në pyetje lidhur me ngjarjen, por ai kishte humbur gjurmët.

Ky ishte momenti i parë që ai shfaqej na banesën e tij pas atentatit ku mbeti i vrarë kunati i tij. Dyshohet se autorët kanë patur informacione të sakta për lëvizjet e tij, dhe në momentin e parë që është shfaqur e kanë ekzekutuar.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Kjo ngjarje akoma nuk është zbardhur. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Atentat fushe kruje Gentjan Bejtja Larushk valter bami

Nga e njëjta kategori

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë luftën me flakët, s’ka rrezik për banesat

më shumë...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin

më shumë...

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau turistin portugez në Ksamil

më shumë...

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish policia: Viktima portugez, jo francez! Hetohen dy turqit që po transportonin vrasësin e dyshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.