Një efektiv i Komisariatit nr 2 dhe vëllai i tij janë arrestuar nga Krimet e Rënda pranë Policisë së Tiranës, si autorë të dyshuar të ekzekutimit mafioz të biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi.
Në pranga kanë rënë Shkëlqim Duka me detyrë oficer policie si dhe vëllai i tij Florian Duka. Ata akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia ushtroi kontrolle në banesën dhe lokalin e dy vëllezërve ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike të ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Më 13 nëntor, Reçi u qëllua me një plumb në kokë nga një pistoletë moderne me silenciator sapo ai kishte dalë nga hyrja e pallatit.
Në momentin e krimit, janë hedhur fishekzjarre me qëllim për të mbuluar zhurmën e armës.
Hetuesit besojnë se personi që ekzekutoi biznesmenin është polici Shkëlqim Duka.
Ata arritën në këtë konkluzion pasi bënë disa eksperimente që saktësuan vendin e qitjes.
Ai rezultoi të ishte në një local, në pronësi të dy vëllezërve.
Shkak i krimit dyshohet se u bë konflikti mes Eduart Reçit dhe dy vëllezërve për një pallati, ndërtimi i të cilit kërkonte edhe dakortësinë e personave të tjerë kufitarë me pronën e viktimës.
Përplasjet për ndërtimin e pallatit dhe për pronat cuan deri në vrasje konfliktin mes efektivit të policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai të tij Florian Duka me ndërtuesin Eduart Reçi.
/vizionplus.tv





