Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 41-vjeçarin Vilson Pepa, i cili u ekstradua nga Republika Domenikane pak ditë më parë, pasi ishte në kërkim për disa krime të rënda.
Pepa është shprehur në seancë se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për “trafikim të lëndëve narkotike”, “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.
Sipas dosjes së SPAK ai besohet se luante një rol kryesor në organizatën e drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, në trafikimin e 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vende europiane.





