Subscribe

Eugenio Galdon, spanjolli qe u be viktime e sulmit në Himarë verën e vitit të shkuar, do të ndërtojë një shkollë të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri.

Në një takim me ministrin Blendi Klosi, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, Galdon tha se do të vazhdojë të ruajë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë.

 

EUGENIO GALDON

 

BIZNESMEN

 

Unë jam shumë i impresionuar për atë që bëtë pas rënies së tërmetit, duke strehuar familjet . Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti . Ka shumë mënyra të cuditshme se ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipëria është një atraksion i vërtet dhe ne kemi ndërmend të kthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur.”

 

Klosi vleresoi mbeshtetjen  e biznesmenit spanjoll dhe e ftoi ate te vizitoje Tiranen per te pare ng afer punimet ne shkollen qe do te rindertohet.

 

BLENDI KLOSI

 

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“më e mira do të jenë vet në Tiranë për të ndihmuar gjatë punimeve që do të bëjnë në shkollën e re që do të ndërtohet në zonën e prekur nga tërmeti . Eshtë padyshim  një kënaqësi që të njohësh njerëz të tillë dhe të krijosh një miqësi, e cila ndihmon jo vetëm njohjen personale, por më shumë se kaq ndihmon ekonominë e vendit tend”.

 

Eugenio Galdon ndodhej se bashku me familjen në makinën e cila u sulmua nga Mihal Kokëdhëmia në gusht të 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *