E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U dënua me burg nga GJKKO/ Daci akuzon drejtësinë: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument

Luan Daci, i shkarkuar përfundimisht nga detyra si gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në dhjetor të 2021, akuzon kolegët e tij gjyqtarë se e kanë dënuar dhe shkarkuar në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Ai pretendon se është dënuar pa fakte, pasi Gjykata e Posaçme e akuzon për “Falsifikim intelektual” kur sipas tij kjo akuzë nuk ekziston.

 

Reklamë

“Nuk kam falsifikuar asnjë formular dhe asnjë dokument. Kam aplikuar për tre pozicionet e vettingut dhe i kam fituar të treja pas verifikimeve 6-mujore. Të dhënat janë paraqitur në mënyrë korrekte. Jam dënuar pa akt penal, dënim pa ligj. Jam dënuar për një vepër penale nga GJKKO për falsifikim intelektual, nuk ekziston fare në legjislacionin shqiptar si vepër penale. Kjo shpifje juridike nga SPAK dhe GJKKO është fenomeni i parë juridik që kam thirrur këtë konferencë. Gjyqtarët duhet ti nënshtrohen Kushtetutës dhe jo të shpikin vepra penale apo krijojnë norma ligjore si në rastin tim, që është rast unikal.Edhe shkarkimi im është bërë pa ligj, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.Vepra penale falsifikim ekziston vetëm kur kryen veprime konkrete mbi dokument.”

 

Luan Daci lëshoi kritika edhe për Gjykatën e Lartë, e cila nuk mori parasysh rekursin e ish-gjyqtarit.

Më shumë video

Reklamë