E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U denoncua nga kolegët, konfirmohet në detyrë gjyqtari Kastriot Selita

Kreu i Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita është konfirmuar në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, Selita nuk rezultoi me problem sa I takon kriterit të pasurisë. Por pavarësisht këtioj fakti, ndaj gjyqtarit Selita ishin bërë dy denoncime nga një grup gjyqtarësh të gjykatës administrative.

 

Reklamë

Sipas denoncimit të parë, Selita kishte luajtur një rol aktiv në çështjen mes bashkëshortit të deputetes Ermonela Felaj dhe Presidentit të Republikës.

 

Ndërsa I dyti se ka pasur kontakte me një person të papërshtatshëm. Por KPK I hodhi poshtë këto denoncime me argumentin se nuk informacioni i depozituar nuk ishte I vërtetë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë