Zbardhet dëshmia e Kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Markut e cila ishte zhdukur ditën e djeshme.

 

Mësohet se Marku ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Marku ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.

 

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, është shprehur ajo në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published.