Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije se familjet Lleshi dhe Murati, kanë hyrë sot në banesat e tyre në Bathore, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka shkruan se shtëpitë janë ndërtuar me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Familjet Lleshi dhe Murati, vendosur prej më shumë se 20 vjetësh në Bathore, 9 muaj më parë humbën pasurinë e tyre të vetme, pas tërmetit të 21 Shtatorit. Sot, ato kanë hyrë në shtëpitë e ndërtuara nga fillimi, me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes. Banesa e Esatit është e para ndër 30 shtëpitë që dorëzohen këtë javë, kjo falë edhe këmbënguljes mbresëlënëse të mbesës së tij 10-vjeçare, Edlirës, e cila mori nismën për të kërkuar një shtëpi të re për familjen e saj të madhe.”

Ajo theksoi se javët në vijim do të përfundojë edhe pjesë tjetër e banesavë të dëmtuara, duke e çuar në 170 numrin total të banesave të ndërtuara në pak muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *