E shtunë, 21 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U dëmtua aksidentalisht duke riparuar mjetin e tij në servis, ndërron jetë 23-vjeçari në Librazhd

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd këtë të diel.

Një 23-vjeçar ka humbur jetën pas një dëmtimi të marrë në një servis automjetesh.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi L. D., 23 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në një servis.

“Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë