Një nga të ndaluarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy makinat“Toyota Yaris” në portin e Durrësit kërkon lirinë.

 

21-vjeçari duket se ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit.

 

Kërkesa për ndryshimin e masës është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme. Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

 

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa kohë më parë në Portin e Durrësit janë arrestuar shtetasit, Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

 

Ndërkohë dy persona janë në kërkim, të akuzuar si porositësit e sasisë së parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *