E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua një ditë para zgjedhjeve, lirohet bashkëshorti i deputetes demokrate Elda Hoti

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy personat e arrestuar mbrëmjen e së shtunës, mes të cilëve Ladi Ndoja, bashkëshortin e deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, si dhe shtetasin Amarildo Jushi.

Ata u ndaluan nga policia për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ngjarja ndodhi më 10 maj 2025, rreth orës 20:20, kur të arrestuarit, duke përdorur dy automjete, i kanë bllokuar rrugën mjetit të drejtuar nga Renuar Kola, 46 vjeç, pergjegjes i zyres se arsimit në Mirdite, dhe pasagjerit A.D., me pretendimin se këta të fundit po merreshin me blerje votash.

Gjatë kontrollit në mjetet e Ladi Ndojës dhe Amarildo Jushit, policia gjeti dhe sekuestroi lista me të dhëna personash, të dyshuara si lista zgjedhësish. Në automjetin e Renuar Kolës nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë