Kronikë
U arratisën në mes të Pogradecit/ Policia kap 21 klandestinët, në pranga edhe shoferi i furgonit

Pas disa orësh nga ngjarja në Pogradec, ku 21 emigrantë të paligjshëm iu larguan forcave të policisë, autoritetet i kanë ndaluar ata.
Reklamë
Policia njoftoi se 21 klandestinët ndodhen në ambientet e komisariatit për të kryer procedurat e nevojshme.
Gjithashtu, efektivët arrestuan shoferin e furgonit tip “Benz”, Enrik Shyti 35 vjeç, banues në Pogradec. Ai do të ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit.
“Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet”, njoftoi policia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




