Pas tre ditësh në arrati, Daniel Khalife , ish-ushtari 21-vjeçar i ushtrisë britanike, i cili ishte arratisur nga burgu Wandsworth më 6 shtator, u arrestua në Londër .
Këtë e ka bërë të ditur Policia Metropolitane, shkruan BBC. Në janar Khalife u akuzua për planifikim të aksioneve terroriste dhe spiunazh të mundshëm.
Khalife u arrestua pak para orës 11:00 (10:00 me orën angleze) në zonën e Chiswick.
Tashmë ushtari ndodhet në paraburgim. Banorët në zonë raportuan kërkime intensive ajrore që përfshinin një helikopter policie nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.