Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap vlerën e...

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta...

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të kthehet në...

U arratis drejt Rusisë, Bashar al-Assad reagon për herë të parë: Nu kisha planifikuar të largohesha, nuk do ta braktis vendin dhe qytetarët

16 Dhjetor 16:20

Bashar al-Assad i Sirisë, ka reguar për herë të parë pasi u arratis nga Damasku drejt Rusisë bashkë me familjen e tij, ku përfitoi azil politik nga presidenti Vladimit Putin.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të heq dorë ose të largohem nga vendi pavarësisht incidenteve”, tha presidenti i rrëzuar në një deklaratë të publikuar në Telegram.

Ai pretendoi se “qëndroi në Siri deri në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.”

Sipas Bashar al-Assad, fjalimi i tij u shkrua natën e 8 dhjetorit, pasi baza ushtarake ruse Khmeimim në Siri u vu nën sulm me dron dhe komunikimi ishte i pamundur.

Assad theksoi se nuk do të braktisë vendin dhe qytetarët e tij, diçka që nuk e ka bërë kurrë në të kaluarën.

Çfarë thotë Assad në deklaratën e tij

Në deklaratën e tij të datës së sotme, Bashar al-Assad argumenton se “ndërsa terrorizmi u përhap në të gjithë Sirinë dhe më në fund arriti në Damask natën e së shtunës, 7 dhjetor 2024, u ngritën pyetje në lidhje me fatin e president. Kjo ndodhi mes një vale dezinformatash dhe narrativash larg së vërtetës, që synojnë portretizimin e terrorizmit ndërkombëtar si një revolucion çlirimtar për Sirinë”.

“Në një moment kaq kritik të historisë së kombit, ku e vërteta duhet të mbizotërojë, është e nevojshme të trajtohen këto shtrembërime. Fatkeqësisht, kushtet që mbizotëronin në atë kohë, duke përfshirë një ndërprerje të plotë të komunikimeve për arsye sigurie, vonuan publikimin e kësaj deklarate. Ky nuk është një zëvendësim për një rrëfim të detajuar të ngjarjeve të ndodhura, i cili do të bëhet sa më shpejt që të krijohet mundësia”, thekson ai.

“Kam qëndruar në Damask”

“Së pari, largimi im nga Siria nuk ishte as i planifikuar dhe as nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejës, siç kanë pretenduar disa. Në vend të kësaj, qëndrova në Damask, duke kryer detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, 8 dhjetor 2024. Ndërsa forcat terroriste depërtuan në Damask, u zhvendosa në Lataki në koordinim me aleatët tanë rusë për të mbikëqyrur operacionet ushtarake.

Me mbërritjen time në bazën ajrore Khmeimim atë mëngjes, u bë e qartë se forcat tona ishin tërhequr plotësisht nga të gjitha linjat e betejës dhe se pozicionet e fundit të ushtrisë kishin rënë.

Ndërsa situata e fushëbetejës në rajon vazhdoi të përkeqësohej, vetë baza ushtarake ruse u vu nën sulme të shtuara me dronë. Pa mjete të mundshme për evakuimin e bazës, Moska i kërkoi menaxhmentit të bazës që të organizojë një evakuim të menjëhershëm drejt Rusisë në mbrëmjen e së dielës 8 dhjetor. Kjo ndodhi një ditë pas rënies së Damaskut, pas rënies së pozicioneve të fundit ushtarake dhe paralizimit të mëvonshëm të të gjitha institucioneve shtetërore të mbetura,” argumenton ai.

“Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk kam menduar të jap dorëheqjen apo të kërkoj strehim dhe as një ofertë e tillë nuk më është bërë nga ndonjë person apo palë. E vetmja mënyrë veprimi ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist”, thekson ai.

Më pas ai e përshkruan veten si personin që refuzoi të tregtonte shpëtimin e Sirisë për përfitime personale, si personi që qëndroi me ushtrinë pranë popullit të tij gjatë viteve të errëta të luftës, personi që nuk hoqi dorë kurrë nga rezistenca në Palestinë dhe Liban, dhe si personi që nuk do ta braktiste popullin dhe ushtrinë e tij.

“Ripohoj se personi i cili që në ditën e parë të luftës refuzoi të shkëmbente shpëtimin e kombit të tij për përfitime personale, ose të ekspozonte popullin e tij në këmbim të ofertave të shumta, është i njëjti person që qëndroi pranë oficerëve të tij dhe ushtarëve në vijën e frontit, në momentet kur fati më i errët i kombit dukej i pashmangshëm. Ai është i njëjti person që gjatë viteve më të errëta të luftës nuk iku, por mbeti me ushtrinë e tij pranë popullit të tij, duke u përballur me terrorizmin dhe bombardimet dhe duke duruar kërcënimet më serioze të një pushtimi të gjithanshëm të kryeqytetit gjatë katërmbëdhjetë viteve të lufte. Për më tepër, personi që nuk e braktisi kurrë rezistencën në Palestinë dhe Liban, as i tradhtoi aleatët e tij që e mbështetën, nuk mund të jetë i njëjti person që do të braktiste popullin dhe ushtrinë e tij dhe kombin të cilit i përket.”

“Lidhja me Sirinë dhe popullin e saj është e palëkundur”

Sipas Asadit, ai kurrë nuk kërkoi një zgjidhje për përfitime personale, pasi ai e shihte veten si “ruajtës i një plani kombëtar, i cili mbështetet nga besimi i popullit sirian, i cili besonte në vizionin e tij.

“Kam pasur një besim të palëkundur në vullnetin dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur shtetin, për të mbrojtur institucionet e tij dhe për të mbështetur zgjedhjet e tyre edhe në momentin e fundit”, nënvizon ai./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bashar al-Assad Rusi Siri

Nga e njëjta kategori

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

më shumë...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

5:48

Rënia e flokëve, çfarë funksionon vërtet për...

5:47

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në...

5:28

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët...

5:13

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë...

5:10

Hoxha takim me të Dërguarin Special të...

5:01

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

4:46

Sshenjat e horoskopit që hyjnë në një...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.