E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U ankua publikisht pas humbjes poshtëruese, ikën Mezani, tek Luftëtari kthet një serb

Trajneri vlonjat i Luftëtarit, Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Lajmin e konfirmon vetë trajneri.

 

Mësohet se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i ka kërkuar largimin trajnerit pas humbjes se thelle 5 me 1 ne shtepi kunder Kastriotit dhe deklaratave qe beri Mezani fill pas kesaj disfate.

 

Reklamë

 

Mes te tjerash trajneri vlonjat ishte ankuar ne media se fjalet e tij per perforcimin e skuadres kishin rene ne vesh te shurdhet e se Luftetari nuk ka ekip per Superlige.

 

“Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter. Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë. Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhët”.

 

Mesa duket ky realitet i pranuar nga Gentjan Mezani nuk i ka pelqyer presidences e cila i ka kerkuar teknikut te dorehiqet.

 

Pritet qe në krye të gjirokastritëve të rikthehet serbi Milinkoviç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë