E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U aksidentua teksa ecte me shpejtësi ‘skëterrë’, policia kontrollon banesën, gjen armë dhe municione

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Dimal, ku drejtuesi i mjetit tip “ML” po udhëtonte me shpejtësi në momentin që goditi makinën autoshkollë, mësohet se ndodhi pasi nuk i ndaloi një postoblloku policie.

 

Pas përplasjes me autoshkollën, mësohet se shoferi, Namik Pajo ka patur edhe një përplasje verbale me policinë. Mësohet se ai ka goditur me grushta në fytyrë një efektiv të policisë rrugore. Ky veprim ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesën dhe biznesin e Pajos.

 

Reklamë

Burime të brendshme policore bëjnë me dije se në shtëpinë e tij janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.

 

Pas veprimeve të kryera nga policia, për Pajon është lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet jo vetëm si shkaktar i aksidentit, por edhe për goditjen e efektivit të policisë, si dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Aktualisht, Pajo së bashku me bashkëshorten e tij janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë