E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U aksidentua pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet ish-kapiteni i Anglisë

Ish-kapiteni i Anglisë, Paul Ins, është arrestuar nga policia një ditë më parë, pasi u kap në gjendje të dehur në timon.

Mediat britanike raportojnë se Inc i cili ka veshur 52 herë fanelën e “3 Luanëve” u arrestua pasi u përplas në një rezervat qendror në Çeshajr, një qark në veriperëndim të Anglisë.

Reklamë

“Oficerët shkuan në vendngjarje dhe arrestuan burrin 57-vjeçar. Pol Ins është akuzuar kështu për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, tha Policia e Çeshajr në një deklaratë.

Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatë, të premten e 18 korrikut. Ish-mesfushori Ins luajti për Mançester Junajtid, Interin dhe Liverpulin, duke fituar dy tituj të Premier Ligës dhe dy Kupa FA. Ai u bë kapiteni i parë me ngjyrë i Anglisë para se të niste një karrierë si trajner te Blackburn Rovers, MK Dons, Blekpull dhe Riding.

Vazhdo të lexosh

Reklamë