Subscribe

Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës sërish ne flakë.

 

Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër.

 

Forca të zjarrëfikseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë ka rindezur sërish zjarrin i cili është pothujase në të gjithë këtë zonë. Era që fryn nga jug- lindja,tymin që clirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë.

 

Ndërkohë kreu i Ndërmarrjes së shërbimeve publike Edi Leka është shprehur se po punohet për të normalizuar situatën.

 

EDI LEKA

KREU I NDËRMARRJES SË SHËRBIMEVE PUBLIKE

“Zjarri ka rënë rreth orës 10 të mbrëmjes dhe era e fortë ka ndihmuar shumë që të përhapen flakët. Janë të gjitha mjetet që po punojnë dhe të gjitha institucionet që janë në varësi të bashkisë që janë gjithë natën në punë, fadromat skrepat, botet, por ajo që është vërshtirësia më e madhe është që tymi nuk i ka lënë gjatë natës të punojnë. Gjatë orëve të para te mëngjesit duke pasur pamje ndërhyrjet kanë qenë më efektive.”

 

Leka është ndalur dhe tek çështja e landfillit të Sherishtës.

 

Sipas tij është prishur tashmë marrëveshja e bashkisë së Vlorës me operatorin që operonte në këtë landfill për ta vënë atë në funksion që do të thotë se shumë shpejt mbetjet do të depozitohen në landfill e kjo fushë nuk do të jetë vendgrumbullim i mbetjeve urbane të qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *