E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tymi i plehrave mbulon Fierin, zjarret përhapen në fushën e mbeturinave

Prej dy ditësh, fusha e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit ndodhet nën “pushtetin” e flakëve.

Si pasojë e djegies së plehrave, e gjithë zona është përfshirë nga re të dendura tymi dhe era e keqe.

Sipas autoriteteve, pavarësisht se janë marrë të gjitha masat neutralizimi i flakëve ka qenë i vështirë.

 

Reklamë

ARJAN NDREU

DREJTOR I NDËRMARRJES SË PASTRIMIT NE FIER

 

Ne keni marre të gjitha masat dhe e gjithë bashkia e Fierit me të gjitha mjetet e saj, por dhe ato private ndodhet në terren. Po bëjmë mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit,kjo është e vetmja mundësi për të neutralizuar zjarrin.   

 

Fusha e mbetjeve në Fier shtrihet në një hapësirë prej gjashtë hektarësh. Në këtë venddepozitim, veç plehrave të qytetit depozitohen dhe ato të zonave përreth. Ndërkohë, inceneratori në këtë qytet nuk është vënë akoma në gjendje pune.

Më shumë video

Reklamë