E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tym e flakë në Kuvendin e Shqipërisë, “Etika” përjashton me 60 ditë tre deputetë! Çfarë vendimi u mor për të tjerët

Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbatin pas tensioneve në Kuvend në seancën e ditës së hënë.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë.

Kujtojmë që në seancën plenare të ditës së enjte deputetët e opozitës hodhen shishe dhe sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spirolpali si dhe thyen foltoren.

Reklamë

Më pas morën disa nga karriget e Kuvendit duke i nxjerrë jashtë salle dhe i vunë zjarrin pasi hodhën një shishe me benzinë.

Lexo vendimin e plotë këtu

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë