Rrjeti social Twitter duket se tashmë do të vijë më pranë përdoruesve të tij me risi të reja.

 

Sipas informacioneve më të fundit mësohet se Twitter do të vendosë transmetimet e drejtpërdrejta, të nisura nga llogaritë që ndiqni, në krye të kohështrirjes, duke e bërë më të lehtë të shihni se çfarë po ndodh në kohë reale.

 

Përmes një postimi, Twitter tha se ky tipar i ri do të përfshijë lajme, personalitete dhe sporte të reja.

 

Ndërkohë gjiganti i rrjeteve sociale prezantoi veçoritë e reja në aplikacionet e saj iOS dhe Android, të përditësuara këtë javë. Gjithashtu, Twitter tha se tani po mbështet transmetimet live vetëm për audio, si dhe përmes shërbimit të transmetimit të tij në Periscope.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *