E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Twitter sjell rregulla të reja për postimet e politikanëve

Kompania Twitter duket se së fundmi ka marrë një vendim për të identifikuar dhe vlerësuar postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët.

 

Në këto raste, përdoruesit do të shohin një njoftim, ku informohen se ai postim shkel rregullat, dhe pastaj atyre u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.

 

Reklamë

Kjo masë sipas kompanisë bëhet për të arritur një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies. Kompania ka zbuluar rregullat e reja që do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.

 

Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat por duhet të mbetet e dukshme, Tëitter do të angazhojë “një ekip ndër-funksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë