E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tusk: Ka tension në Ballkan, por perspektiva është në BE

Pak dite me pare shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, qe raportoi per situatën ne Ballkanin Perëndimor, shprehu shqetësimin se situata ne kete rajon është e tensionuar, por theksoi se BE mbetet i angazhuar per perspektiven europiane te tij. Vendet përballen me sfida te brendshme dhe rajonale dhe kjo është arsyeja qe diskutimet per gjendjen ne kete pjese te Europes do te jene ne axhenden e samitit te lidereve te BE ne Bruksel ne 9 mars. Rëndësinë qe ka rajoni, e theksoi edhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ne nje letër drejtuar anëtareve te Këshillit Europian.

 

“Ne do te rishikojme situatën në Ballkanin Perendimor, e cila është e brishtë. Shume prej jush e kerkuan kete diskutim ne takimin tone te fundit, per shkak te shqetësimeve ne rritje nga zhvillimet e fundit. BE do te mbetet i angazhuar ne kete rajon”

 

Reklamë

Shqetesimin per situatën ne rajon e shprehu edhe ministri i Jashtem sllovak, Miroslav Lajçak. gjate takimit te shefave te diplomacise se unionit. Ai theksoi se BE nuk duhet te habitet, nese vendin e lene bosh ne Ballkan mund ta zene lojtare te tjere. Per shkak te braktisjes nga unioni tha Lajçak, dy shtete janë në prag të shpërbërjes dhe tre të tjerë në krizë të thellë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë