Subscribe

Për shkak të një projekti që po realizohet në shëtitoren e re të fshati Tushemisht në Pogradec turistët ne këtë sezon ka qenë të pakët. Largimi i turistëve ka ardhur edhe për shkak pasi rruga hyrëse e këtij fshati ka qenë në rikonstruksion.

 

Të vetmit që kishin mbetur kanë qenë pushuesit, që e kanë frekuentuar Tushemishtin prej shumë vitesh, ndërkohë që të tjerët kanë gjetur vende të tjera akomodimi brenda qytetit dhe jo vetëm. Por tashmë shtrimi i rrugës me asfalt ka rikthyer vizitorët në Tushemisht.

 

Pushuesit

 

Është shumë mirë këtu, vijmë vit pas viti, po kjo rruga ka qenë shumë e keqe dhe pengesë.

 

 

Tani që u shtrua rruga lëviz pa probleme.

 

 

Edhe operatorët turistik në Tushemisht thonë të njëjtën gjë .

 

ILIR TASELLARI

 

OPERATOR TURISTIK

 

Kjo zonë ka shumë potencial, duke pasur edhe infrastrukturën e duhur, ka më shumë mundësi për të gjithë.

 

Tushemishti për shkak të bukurisë që ka, mikpritjes dhe kulinarisë është nga fshatrat më të kërkuar nga vendasit dhe të huajt. Ky fshat ka rreth 1 mijë vende akomodimi hotelerie dhe shtëpi pritëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *